Ditën e sotme, aktori dhe moderatori i njohur Donald Veshaj feston ditëlindjen, dhe padyshim që urimi më i veçantë nuk mund të vinte nga askush tjetër përveç partneres së tij, Bora Zemanit, shkruan 04 Online.
Moderatorja bukuroshe ka ndarë disa nga momentet më të paharrueshme të historisë së tyre të dashurisë, duke e shoqëruar me një dedikim plot emocion:
“Uroj qe cdo dite e jetes tende te te sjelle po aq lumturi sa me sjell ti mua. Te dua pafund! #gezuarditelindjen”.
Çifti i njohur, që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë, edhe pse ende nuk e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, vijojnë të dëshmojnë se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.
Pa dyshim, urimi i Borës për Donaldin ka bërë që fansat e çiftit t’i “shpërthejnë” rrjetet sociale me komente urimesh dhe dashurie për ta./04 Online