Sot pritet të jetë mot i ngrohtë. Por, ky mot do të ndryshojë në fundjavë. Sipas Prishtina Weather, gjatë fundjavës do të ketë të reshura shiu, e viseve malore bore, raporton Express.
Përgjatë fundjavës, vransirat fillojnë të shtohen nga dita e shtunë, derisa edhe nga veriu depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin temperaturat ndjeshën nën mesatare.
Ditën e shtunë në mbrëmje dhe të dielen kohëpaskohe edhe priten mundësi për rreshje lokale shiu, derisa ditën e diel të reshura bore më shumë priten në vise malore. Edhe dita e hënë mbetet e ftohtë, e kryesisht me vransira, e në zona malore me reshje bore.
Cilësia e ajrit në shumicën e vendit mbetet në vlera të pranueshme, e gjatë ditës kalon edhe në indeks mesatar, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, derisa orëve të mbrëmjes kohëpaskohe kalon edhe në vlera të dobëta shkaku i rritjes së grimcave të materies.
16.04 – Vransirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.
17.04 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e vetëm në vise malore borë.
18.04 – Ftohtë e kryesisht me vransira. Më vonë pasdite përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat në rritje deri ditën e premtë, më pas në fundjavë në rënie. Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C. Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.
Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.
Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.