Meteorologu, Mendim Rugova ka njoftuar se sot në Prishtinë shënohet data më e hershme e tetorit me shtresë dëbore.
Me një shtresë prej 10cm borë, data e 3 tetorit është më e hershmja përgjatë muajit tetor në Prishtinë ku reshjet e dëborës formojnë një shtresë. Deri më tani 7 tetori i 2017-ës ishte dita më e hershme që bie borë në Prishtinë dhe formon shtresë, dhe atë vetëm prej 1cm.
Kjo shtresë e sotme prej 10cm, është më e larta, pra rekorde për muajin tetor. Më 1997 e 2003 kishte pasur shtresa dëbore, por vetëm prej 4cm, dhe atë krejt nga fundi i tetorit, më 28 tetor 1997, dhe 27 tetor 2003. Patjetër që shkaku i topografisë së Prishtinës, trashësia e borës mund të ndryshojë, meqenëse në pjesë më të ulëta, shtresa mund të jetë më e ulët.