Bora dhe Donaldi “festojnë” 5-vjetorin e lidhjes në mënyrën e pazakontë

0
240

Ky 5 nëntor është një ditë e veçantë për moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët festojnë 5-vjetorin e lidhjes.

Por, festa e tyre nuk ka lule e qirinj, por kamera. Bora dhe Donaldi kanë zgjedhur që edhe sot në jenë në sheshxhirimet e filmit të tyre “5 herë jo”.

“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur se e meriton. Dhe ja ku jemi. Festojmë”, shprehet moderatori i “Më lër të flas”, teksa ndan një video me partneren.

Ndërsa Bora, me humor, shton: “U kënaqa shumë. Nuk imagjinoja dot diçka më të bukur se kaq. Ti gjithmonë më habit”.

Filmi, ku protagonistë do të jenë vetë Bora dhe Donaldi, ka në qendër historinë e tyre të dashurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here