Milan e ka mësuar kundërshtarin në finalen e Kupës së Italisë.
Bologna e ka kompletua çiftin final të këtij edicioni në këtë garë, shkruan Gazeta Express.
“Rossoblu” e eliminuan Empolin në gjysmëfinale, duke e mposhtur në dy ndeshjet.
Pasi triumfuan 0:3 në ndeshjen e parë në udhëtim, Bologna fitoi edhe në ndeshjen e kthimit në shtëpi 2:1.
E në finale, ata do të kenë punë me Milanin, që mbrëmë e eliminoi Interin.
Finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 14 maj.