Një blogere amerikane ka treguar në një rrëfim të sajin se përse do të zgjidhte më mirë Shqipërinë, se sa plazhet e Greqisë.
Ajo ka treguar se ka pushuar në një plazh në Halkidiki të Greqisë, por në vend që të kënaqej nga bukuria e plazheve, e shtëpive të bardha me dritare blu, nga ushqimi i freskët dhe I shijshëm I detit, në fakt është përballur me një mbipopullim, ç’ka e zhgënjeu.
Ja 5 arsyet pse sipas saj udhëtimi në Shqipëri ishte shumë më i mirë se në Greqi:
Plazhet e paprekura dhe të virgjëra
Ujërat e pastra të kristalta të ishujve grekë nuk e justifikonin një shezlong që më duhet të paguaja për 100 dollarë dhe unë nuk mund të lëvizja dy hapa pa u përplasur me një tjetër turist amerikan. Ndërsa ajo që plazheve shqiptare u mungon në famë, e kompensojnë me bukurinë e tyre të paprekur.
Natyrisht, sezoni i pikut të verës nga qershori deri në shtator tërheq më shumë vendas dhe turistë në plazhe, por nuk do të ndiheni në një vend të mbipopulluar me njerëz.
Ndërsa Greqisë i kanë mbetur shumë pak plazhe “secrete”, bregdeti i Shqipërisë është ende një shesh parajse që pret për t’u eksploruar.
Plazhet më të njohura janë: Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj. Udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë më tej dhe nuk duan shoqëri apo duan plazhe të virgjëra, mund të shkojnë në disa nga perlat e mia të preferuara “të fshehura”:në Karpen, Llaman, Drimadhe, Bunec, Gjipe, Spille dhe Borsh.
Vendasit janë më miqësorë
Unë nuk jam këtu për të ofenduar asnjë grek, por mikpritja shqiptare nuk ka konkurrencë.
Më janë ofruar udhëtime të sigurta falas nga qyteti në qytet, vakte në shtëpitë e gjysheve, shishe plastike të rimbushura me raki të bërë vetë, vende për të qëndruar natën, xhiro nëpër qytetet e vendlindjes dhe shumë më tepër. Ndihesha e sigurt çdo minutë të zgjimit të 10 muajve të mi në Shqipëri, gjë që nuk mund ta them saktësisht për Greqinë. Me sa duket vendasit grekë ishin lodhur nga trajtimi i turistëve të cilët ishin të tepërt në numër dhe kjo gjë me sa duket i ka irrituar. Unë i kuptoj shumë për këtë por thjesht nuk u ndjeva aq i mirëpritur këtu në krahasim me atë në Shqipëri.
Kultura Superiore e Kafes
Kisha dëgjuar gjithçka për brikin, kafen tradicionale greke të frymëzuar nga osmanët, përpara se të nisesha për në udhëtimin tim. Fatkeqësisht, kuptova se preferoj më shumë kafen turke dhe boshnjake. Shumica e kafeve të ofruara në udhëtimin tim në Greqi ishin gjithsesi në stil frape.
Frape është bërë me kafe të çastit të tundur në ujë të ftohtë (e kujt ishte ideja gjeniale?) me akull, qumësht dhe shumë sheqer. Tekstura me kokrra nuk ishte tamam e këndshme dhe kafeja e çastit me cilësi të ulët më kujtoi pushimet gjatë gjithë natës në universitet dhe s’më dha ndjesinë e pushimeve. Nga ana tjetër, kultura shqiptare e kafesë ishte e përshtatshme për mua. Nuk kam pirë kurrë një filxhan kafe të keqe në 10 muajt e mi në këtë vend ballkanik, nga kafenetë e kategorisë së tretë në lagjet e Tiranës deri te kafenetë e vogla moderne buzë rrugës.
Luks më i përballueshëm
E mbani mend këngën “Money Money Money” të Mamma Mia? E gjeta veten duke gumëzhuar së bashku me të duke ecur përgjatë kalldrëmeve greke të zbardhura nga dielli, pasi sa ç’më shkoi aty një vakt I thjeshtë, në bregdetin shqiptar kalova një fundjavë.
Nuk ka turma me turistë
Sigurisht, Shqipëria po lulëzon në popullaritet, por shumica e plazheve të saj mbeten ende të pacenuara dhe vendet e saj të mrekullueshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s nuk kanë një turmë të madhe në horizont. Edhe vendet më të njohura të pushimeve në këtë perlë ballkanike janë të përballueshme dhe ende të pazhvilluara, duke e bërë atë zgjedhjen e qartë për pushimet tuaja të ardhshme në plazhet e Evropës.