Blinken uron Kosovën: ShBA përkrah jush, pavarësia dhe sovraniteti janë të pacenueshme

0
240

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar shqiptarët e Kosovës për 14 vjetorin e Pavarësisë. Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Në urimin e tij Sekretari amerikan i Shtetit nënvizon se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, kësisoj ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje.

Një mesazh ka pasur dhe për rajonin. Sekretari amerikan shprehet se SHBA-të presin që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thotë ai.

Urimi i plotë i Blinken:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Kosovës për festimin e katërmbëdhjetëvjetorit tuaj si shtet sovran dhe i pavarur.Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje.

Përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Ne mbetemi mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj – për bujarinë tuaj në pritjen e afganëve vulnerabël dhe kontributin tuaj për sigurinë dhe stabilitetin global. I uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë për popullin e Kosovës ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik dhe ne e forcojmë më tej miqësinë tonë të palëkundur, së bashku”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here