Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur tashmë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Menjëherë pas aterimit të tij në Rinas, ka reaguar Ambasada amerikane në Tiranë, e cila i ka uruar mirëseardhje Sekretarit Blinken.
“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Reagimi i plotë i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.
Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike.