Blinken: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira

0
198

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve dhe për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët.

Në urimin e tij për Serbinë për Ditën e Shtetësisë, Blinkeni ka thënë se SHBA-ja vlerëson partneritetin strategjik me Serbinë.

“SHBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinkeni në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Tutje, Blinkeni i ka bërë thirrje Serbisë përkrahë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here