Një infermiere në Britaninë e Madhe ka fituar një rezidencë të jashtëzakonshme në Lake Distric me vlerë 3 milionë paund, në një short ku bleu një biletë për 20 paund.
59-vjeçarja, Catherine Carwardine, me origjinë nga Wolverhapton, ka punuar si infermiere për 40 vite. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Chris, kanë jetuar në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Telford. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.
“Daily Mail” shkruan se Catherine bleu biletën fituese në shortin “Omaze Million Pound House” në ditën e Shën Valentinit për 20 paund. Ajo përdori një kod promovues për të shënuar 120 hyrje.
Ndërkohë shtëpia e jashtëzakonshme vjen plotësisht e mobiluar dhe ka një tarracë me një pamje mahnitëse nga liqeni. Gjithashtu ka një dhomë kinemaje, sauna, palestër moderne dhe kopshte të ndryshme.