Afrona Dika bëri zhurmë kudo nëpër rrjet me podcast-in e saj me ish-in Blero Muharremi, të cilët u ritakuan pas dy vitesh, por në fakt nuk u publikua kurrë.
“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme.
Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka” shkroi Afrona në njoftimin e saj.
Siç duket podcast-i u la pezull dhe nuk do të publikohet asnjëherë.
Epo kjo s’do të thotë që puna për Afronën nuk do të vazhdojë…
E ftuara e rradhës në podcast-in e saj është këngëtarja Ronela Hajati.
“Pas 2 vitesh u takuam përsëri… kur ishim vajza të “reja”, akoma jemi.
Një podcast shumë i lezetshëm ju pret.
Mezi po pres” ka shkruajtur Afrona.
Shiko foton: