Blero i ri, jetë e re/ Këngëtari ndryshon pas zhgënjimeve në dashuri

0
93

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe do ta mbyllë kapitullin në karrierë.

Veç kësaj, ai tani po diskutohet për një gjë krejtësisht tjetër, që nuk ka të bëjë me muzikën.

Në një intervistë të fundit, krijuesi i hitit “Fotografia” mori vëmendje me paraqitjen.


Ai shihet të ketë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, gjegjësisht në mollëza.


Ish-pjesëmarrësi i “Big Brother VIP Kosova 2” duket se nuk e ka problem këtë pjesë, meqë shumë nga të famshmit përfshihen në të tilla gjëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here