Ish-ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, ka bërë një krahasim mes ish-udhëheqësit ushtarak, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kuqi për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka thënë se këta dy persona kanë tipare të njëjta kështu duke përmendur diplomacinë.
Madje ish-ministri ka vlerësuar lartë Haradinaj, duke u shprehur se një lider i tillë i duhet shumë vendit të Kosovës.
“Ramushin normalisht se e njohim mirë por mendoj që e njohim për aq sa më duhet me njoftë, të gjithë Skënderbeun e njohim për strateg luftarak bota e njeh si strateg ushtarak edhe ne shqiptarët e njohim për aftësitë e tij ushtarake por nuk e njohim si diplomat e Skënderbeu ka qenë shumë diplomat, të njëjtën gjë e mendoj edhe për Ramushin ne krejt e njohim Ramush Haradinaj për ushtarak por unë mendoj që Ramushi është shumë më i mirë se diplomat dhe burrështetas sot se sa ka qenë ushtarak.
Më vjen keq që është kriju një lloj trendi që Ramushin nuk e çmojnë për si diplomat dhe si burrështetas, Ramushi punon me shumë përkushtim kur e qet objektiven e vet punon në mënyrën e vet por Kosova ka nevojë shumë për Ramushin”, ka deklaruar Kuqi./SO