Blackburn Rovers pas talentit kosovar Eliot Bujupi

0
154

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi, ka rënë në radarët e skuadrës angleze Blackburn Rovers. Ekipi nga Championship-i ka shprehur interesim serioz për 20-vjeçarin, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e dytë të Stuttgartit, shkruan 04 Online.

Bujupi ka qenë shpesh pjesë e ekipit të parë këtë sezon, madje edhe në ndeshje të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që ka realizuar plot 18 gola në të gjitha garat me grupmoshat e ndryshme të klubit gjerman.

Megjithatë, transferimi në Angli nuk do të jetë i lehtë. Stuttgart nuk është i gatshëm të heqë dorë lehtë nga një prej talenteve më premtues, edhe pse kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni. Klubi gjerman po punon për ta bindur Bujupin të vazhdojë qëndrimin.

Aktualisht, sulmuesi kosovar është jashtë fushave për shkak të një lëndimi, por interesimi i ekipeve të mëdha tregon se e ardhmja e tij duket shumë premtuese./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here