BKS-ja sivjet ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë”

0
193

Byroja Kosovare e Sigurimit këtë vit ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë” i zhvilluar nga kolegji Tempulli, por edhe Institucione tjera të rëndësishme.

Në edicionin e sivjetmë, përgjatë muajit mars dhe prill janë vizituar mbi 40 shkolla të mesme në 25 komuna të Kosovës, përkatësisht mbi 300 paralele me maturantë. Kjo moshë është kategoria kryesore e ngasjes së biçikletave dhe trotineteve elektrikë dhe shumica prej tyre janë në proces të aftësimit për kursin për drejtimin e mjeteve motorike. 

Nxënësit fitues nga mbarë vendi do të ftohen në Prishtinë në takimet tradicionale komunale në javën  e tretë të muajit Maj 2023, ku do të zhvillohen garat finale republikane biçikleta sikurse viteve tjera. Me këto aktivitete tash e dhjetë vite përveç që kemi mbajtur gjallë vigjilencën e nxënësve për një siguri më të madhe në rrugë, kemi arritur të plotësojmë edhe boshllëkun dhe mungesën në kurrikulën kombëtare sa i përket temave/moduleve për edukatën dhe kulturën në trafik. 

Aktivitetet e zhvilluara këtë vit në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” kanë dhënë fryte për sa i përket edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në rrugë. 

Përveç kësaj kanë ndihmuar edhe në identifikimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, ku si rezultat i aktiviteteve në fjalë deri më tani janë realizuar: 

  • 40 vizita në shkolla të mesme të larta; 
  • Mbi 300 paralele të vizituara; 
  • Mbi 5 paraqitje mediale për aktivitetin e sivjetme; 
  • 5000 teste në lidhje me njohuritë e maturantëve për shenjat e trafikut; 
  • 5000 pyetësorë; 
  • 1 sesion i ligjëratave online për njohuritë për shenjat dhe rregullat e trafikut. 

Këto aktivitete të sivjetme janë kontribut konkret në planin e veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë si kërkesë e Planit global për Dekadën e veprimit 2021-2030 të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. 

Të pranishëm në realizimin e aktiviteteve të Edicionit të tetë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023” ishin, Profesor Muhamed Krasniqi nga Tempulli, Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimit, N/Kolonel Jeton Rexhepi, N/Kolonel Afrim Ahmeti dhe zyrtar tjerë nga Policia e Kosovës, Drejtor Nezir Gashi nga DKKSKRR,  përfaqësues të MASHTI, Komuna e Prishtinës, AMRKS, studentët dhe stafi i Tempullit.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here