BKS e Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës thellojnë bashkëpunimin

0
202

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit thellojnë bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së kontesteve.

Oda njofton se Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës Ganimete Xhelili dhe Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku formalizuan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet ONDK dhe BKS.

Marrëveshje së cilës i paraprinë dhe klauzola e ndërmjetësimit në kontratë të sigurimit, cila ka hyrë në funksion të përdorimit në gusht të vitit 2022 nga më shumë se 450 mijë policë-mbajtës në vendin tonë dhe e cila po rezulton me efekte pozitive.

Sipas njoftimit bashkëpunimi ndërmjet të dyja Palëve, sipas këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, bazohet në interesin e përbashkët për të shkëmbyer informacione, për të bashkëpunuar në organizimin më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimet lidhur me ndërmjetësimin, promovimin e ndërmjetësimit, mbledhjen e të dhënave, statistikave, vlerësimeve dhe aktiviteteve të tjera kurdo që kjo është e përshtatshme dhe e zbatueshme, me kompanitë e sigurimeve të përfshira, ndërmjetësues dhe gjyqtarë, etj.

Tutje thuhet se të dyja Palët konsiderojnë se është në interesin e tyre të përbashkët që t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë lidhur me ligjet që prekin bizneset dhe politikat, me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve.

“Në varësi të burimeve të arsyeshme të disponueshme të të dyja Palëve, këto iniciativa mund të përfshijnë, mes tjerash:

Bashkëpunimin për të koordinuar aktivitetet e politikave, avokimit dhe promovimit të ndërmjetësimit.

Asistencën në promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta të ndërgjegjësimit dhe diskutimeve, të trajnimeve dhe iniciativave të ngjashme për të promovuar ndërmjetësimin.

Bashkëpunimin për vlerësimin e vazhdueshëm dhe eliminimin e pengesave të ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Angazhimin aktiv për vlerësimin e nevojave të ndërmjetësimit dhe përdorimin e ndërmjetësimit.

Ofrimin e listave të ndërmjetësuesve dhe shpërndarjen e tyre në BKS dhe kompani të sigurimeve, për rastet me vet-inicim.

Rolin aktiv për adresimin e rekomandimeve dhe avancimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Zgjidhja me ndërmjetësim kursen kohën, ka kosto më të ulët, ruan raportet në mes palëve/bizneseve në kontest dhe zvogëlon numrin e rasteve të pazgjidhura nëpër gjykata”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here