Biznesmeni nga Gjermania Faton Blakqori ka thënë se është i gatshëm t`ia jap 10 mijë euro Forcës së Sigurisë së Kosovës për nevojat e saj.
Mjafton që sipas tij një “zë” t`ia bëjë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Kjo gatishmëri e tij vjen në një kohë kur Rusia tashmë ka pushtuar Ukrainën.
Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar pranë qyteteve të mëdha në Ukrainë, derisa forcat ruse nisën një sulm të madh ushtarak.
Ukraina ka thënë se automjetet e ushtrisë së Rusisë kanë hyrë në vend nga disa lokacione, duke përfshirë edhe nga veriu i Bjellorusisë dhe jugu i Krimesë.
Të tjerat hyrje janë bërë nga lindja, si regjioni i Kharkhivit dhe Luhansku. Sipas shërbimeve kufitare të Ukrainës, Rusia ka hapur zjarr me artileri.