Së fundmi hulumtimi i Universitetit Ilinois ka zbuluar se konsumimi i birrës mund t’i bëjë njerëzit më të zgjuar. Në hulumtim kanë marrë pjesë 40 meshkuj midis moshës 21 dhe 30 vjeç. Gjysma e të përzgjedhurve kanë pirë dy gota birrë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë nuk kanë konsumuar fare alkool.
Të gjithë janë detyruar të zgjidhin serinë e detyrave me asociacione pra kanë marrë disa fjalë dhe janë detyruar pastaj t’i propozojnë fjalët të cilat përfshihen në atë grup. Rezultati? Grupi i cili ka konsumuar birrë ka zgjidhur 40% më shumë detyra se kolegët e tyre esëll. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit të cilët kanë konsumuar birrë kanë zgjidhur më mirë detyrat kreative njëkohësisht kanë dalë me rezultate më të këqija në testet e memories.
A jeni adhurues i birrës? Nga sot, nëse jeni grua, mund t’ju pëlqejë edhe më shumë. Po, sepse me sa duket bima e hopit, një përbërës themelor për këtë pije, përmban një substancë që konsiderohet si një nga fitoestrogjenët më të fuqishëm të njohur dhe është efektive në zbutjen e çrregullimeve të menopauzës dhe paramenopauzës. Jo vetëm kaq, studimet shkencore kanë treguar se nëse hopi ka një efekt anafrodiziak tek meshkujt, ul dëshirën seksuale, tek femrat duket se ka efektin e kundërt, pra një efekt afrodiziak.
Përtej këtij kurioziteti interesant, vetitë e bimës së hopit janë të njohura që në lashtësi. Është një ilaç natyral që përdoret si relaksues për të luftuar ankthin dhe pagjumësinë, por edhe si tretës. Po kërkoni birrën e ëndrrave tuaja? Dy studiues, Mohammad Majid al-Rifaie dhe Marc Cavazza tani janë gati të konkurrojnë edhe me prodhuesit e birrës. Ata kanë eksperimentuar me rezultate të shkëlqyera një sistem të ri të bazuar në inteligjencën artificiale që ju lejon të krijoni receta të reja për birrën, bazuar në rezultatin që dëshironi të arrini dhe përbërësit në dispozicion.