Bimët mjekësore kundër sëmundjeve të mendjes

0
149

Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore.

Keni dëgjuar për ‘Herbalizmin’? Tingëllon një fjalë e çuditshme, por në të vërtetë ka të bëjë me përdorimin e barishteve dhe erëzave në kura shëndetsore.

Kjo kulturë shumë shekullore ka pasur në zemër të saj bimët më të mira për të kuruar shumë sëmundje.

Gjatë studimit të kësaj kulture, ekspertët vendosën të ndajnë me ju disa prej thesareve më të mira të fshehura të natyrës të cilat e mbrojnë shëndetin e njeriut dhe luftojnë sëmundjet.

Roli i bimëve mjekësore në shëndetin e mendjes është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësore ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve.

Rezultatet e këtyre bimëve janë shumë të mira, dhe vetëm falë shkencës moderne dhe teknologjisë, këto kura të lashta kanë marrë famën e merituar.

Bimët mjekësore dhe medikamentet

Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore.

I vetmi problem, nëse mund të quhet i tillë, është se funksionojnë më ngadalë se medikamentet, edhe pse efektet e bimëve janë më afatgjata. Kjo është arsyeja përse bimët mjekësore shpesh anashkalohen.

Bimët mjekësore kundër sëmundjeve të mendjes

Lule basani dhe sanëza janë dy nga barishtet më të mira që përdoren për shëndetin e mendjes. Studimet shkencore kanë treguar se këto bimë kanë cilësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin e trurit.

Këto bimë rekomandohen dhe përdoren gjërësisht në ditët e sotme. Lule basani përdoret për të trajtuar rastet e depresionit të një niveli mesatar. Sanëza nga ana tjetër përdoret kundër ankthit dhe pagjumësisë.

Bimët mjekësore rekomandohen jo vetëm nga mjekët, ekspertët e ndryshëm, por edhe nga psikologët. Sipas tyre, bimët mjekësore mund të përdoren për të parandaluar sulmet që i kanosen trurit gjatë përditshmërisë.

Sidoqoftë, mos u përpiqni të vetë-diagnostikoheni apo vetë-kuroheni. Lule basani për shembull bën mirë por edhe mund të shkaktojë dëme tek pacienti në varësi të diagnozës.

Bimë si kamomili mund t’ju qetësojnë pa asnjë efekt anësor. Kamomili konsumohet si çaj dhe rekomandohet në mbrëmje, ose si zëvëndësues për çajrat e tjerë me kafeinë.

Këto bimë përdoren në formë çaji me lule të thata.

Tabela e bimëve mjekësore dhe luleve të mira për mendjen

Hudhra – Ndihmon të Qetësojë Muskujt- Konsumohet e freskët apo e gatuar. Përdoreni edhe për t’i dhënë aromë vajrave.

Mentja – Ndihmon të qetësojë muskujt dhe kontraktimet nga gastriti. Konsumohet e freskët, çaj ose e gatuar.

Kamomili – Bimë qetësuese pa efekte anësore kundër depresionit, stresit, ankthit, irritimeve dhe pagjumësisë. Konsumohet si çaj.

Borziloku përmban vajra esencialë. Lufton inflamacionin. Përmban magnez dhe qetëson zemrën dhe enët e gjakut. Përdoret i freskët, çaj, në gatime ose për të aromatizuar vajra të ndryshëm.

Livandoja është analgjezik, ka efekt qetësues, zbut nervat dhe dhimbjet. Vaji esencial përdoret për të nxitur gjumin. Përdoret në terapitë e aromave, ndërsa në variantin e thatë përdoret si çaj ose si aromatizues ambienti

Majdanozi, ruan ekuilibrat hormonalë. Zbut irritimet dhe depresionin e ulët. Gatuhet ose konsumohet i freskët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here