Biletat për koncertin e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, që do të mbahet më 9 qershor në arenën e Pulas në Kroaci, janë shitur për 10 minuta, shkruan Klix, përcjell Reporteri.net.
Çmimi i biletave për tribunat larg ishte 79 euro, që ishte opsioni më i lirë, 139 euro për ulëset në lozhë, 109 për parter, 99 për tribunë, dhe biletat platinum (VIP) kushtonin 486.5 euro.
Disa bileta platinum do të jenë sërish në dispozicion dhe do të lëshohen në shitje në mënyrë periodike.
Dua do të performojë për herë të parë live këngët nga albumi i saj i tretë në ardhje “Radical Optimism”, i cili do të dalë në shitje më 3 maj.
Po ashtu publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë hite si: “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe këngën e fundit të publikuar “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.
Informacioni se ajo do të këndojë në Kroaci u bë e ditur qysh në janar, ndërsa mediat kroate pohuan se ajo do të performojë dy ditë radhazi. Këngëtarja deri më tani ka paralajmëruar vetëm një performancë.
Përveç Lipës, yje të shumtë botërorë do të performojnë në lagje këtë vit, duke filluar nga Ed Sheeran, Lenny Kravitz, Avril Lavigne dhe Sting.