Bildt: Nuk pres përparim e as përshkallëzim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë

0
176

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se nuk pret që tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë të çojnë në përshkallëzim të situatës, por as të zgjidhen shpejt.

Në një bisedë të shkurtër për mediumin njujorkez GZERO, i pyetur nëse zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë fillimi i diçkaje më shumë, ish-ministri suedez thotë se “jo domosdoshmërisht”.

“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë deri më tani. Marrëveshja për targa ashtu dhe për një asociacion të komunave serbe të Kosovës është e para disa viteve më parë. Kjo gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë esklaim të menjëhershëm”, ka deklaruar ai për mediumin amerikan.

“Kështu është zakonisht Ballkani”, ka përfunduar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here