“BILD” zbulon pasuesin e Xavit, shkatërroi 2-8 Barcelonën

0
235

Hansi Flick i bashkohet listës së trajnerëve në garë për të pasuar Xavin Hernandezin në stolin e Barcelonës. Siç njoftoi gazeta “Bild”, ish-trajneri gjerman është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës “blaugrana” në verë, kohë në të cilën Xavi do ta mbyllë përvojën e tij te klubi ku fitoi gjithçka si futbollist.

Flick, ish-trajner i Bayernit që shkatërroi 2-8 Barcelonën më “Camp Nou” në vitin 2020, pëlqehet shumë nga presidenti Joan Laporta.

Gjithmonë sipas “Bild”, Barcelona u përpoq ta bindte në vitin 2021 përmes një video-konference, por trajneri gjerman e refuzoi ofertën, kështu që ekipi përfundoi në duart e Ronald Koemanit.

Vlen të kujtohet se karriera e Flick mori hov rastësisht. Pasi u bë kampion bote në vitin 2014 si ndihmës i Joachim Löw, njeriu nga Heidelbergu kaloi nëpër zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe Hoffenheimit, derisa mori thirrjen nga Bayerni për t’u bërë asistent i Niko Kovac.

Pasi kroati u shkarkua në vitin 2019, gjashtë herë kampionët e Evropës zgjodhën Flick si trajner të përkohshëm, por falë rezultateve pozitive, siguroi kontratën deri në vitin 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here