BIK dhe Ambasada e Turqisë siguron trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent për 25 vjeçarin nga Prizreni

0
69

Ditë më parë Abdurrahman Memaj, pësoi lëndime të rënda nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren.

Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja e tij nuk u përmirësua.

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special për të.

Ai u dërgua në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë.

”Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar.” thuhej në njoftimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here