Big Brother VIP Kosova 4 po vjen

0
94

Drejtuesi i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti, kanë dhënë një lajm të rëndësishëm rreth Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa ndodhen në një konferencë për këtë format në Gjermani, ata kanë ndarë edhe lajmin e bukur.

Dyshja zbuluan se edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të vijë së shpejti, por ka akoma kohë për detaje.

“Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, do të ketë shumë inovacione dhe vetëm risi”, theksoi Alaudini.

Ndërsa sa i përket konferencës, Muhameti tha: “Është emocionuese fakti se si Kosova është trajtuar në këtë konferencë, pra Kosova një shtet i vogël që ka bërë një punë të madhe përmes Big Brotherit dhe përmes këtij formati kaq të jashtëzakonshëm reality është përmendur që të prezantohet kaq dinjitoze te shtetet e tjera”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here