Duke parë situatat dhe debatet që dalin nga Big Brother Albania, për disa njerëz që shprehen pro dhe kundra këtyre skemave unë mendoj që secili në këndvështrimin e tij ka të drejtë për reagimet që bën. Kjo sepse aty ka lojë, ka art, ka psikologji, ka sjellje destruktive, intriga, sjellje të pahijshme, debate etj, kjo do të thotë që secili prej nesh mund të gjejë diçka që i pëlqen dhe që nuk i pëlqen. Por ky eksperiment psiko – social mbase pas disa vitesh mund të shëndërrohen edhe në teori. Është një lloj laboratori në të cilin mund t’i shikojmë disa sjellje dhe reagime që mund të shikohen edhe me syrin e psikologëve.
Unë në këtë trajtim do të fokusohem vetëm në “puthjen e madhe” të dy protagonistve të Big Brother Albania.
Një nga skemat e fundit puthja mes dy protagonistëve Luiz dhe Kiara ka ngjallur shumë reagime.
Por studimet psikofiziologjike kanë treguar se me një puthje të vogël, truri juaj mbledh shumë informacione që duhet të dini për personin që keni përballë.
Puthja gjithashtu stimulon shqisat dhe përgatit trupin tuaj për seks.
Sharil Kirshenbaum, autori i librit “Shkenca e puthjes”, thotë se puthja e dikujt për herë të parë ose shikimi i tij për herë të parë në mjedisin tuaj hap rrugë reciproke në trurin tuaj.
Sipas Krishenbaum, sa më i etur të puthesh, aq më shumë dopaminë lëshon trupi. Dopamina është një hormon kënaqësie që trupi juaj çliron kur përjeton diçka që juve ju pëlqen, i cili energjizon trurin dhe organet shqisore dhe u mundëson atyre të perceptojnë përvojat e reja në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo puthje e këndshme gjithashtu shkakton lirimin e norepinefrinës në trurin tuaj. Kjo është e mjaftueshme për të shpjeguar eksitimin dhe tensionin e përjetuar pas puthjes.
Gjatë puthjes, shqisat tuaja arrijnë nivelin më të ndjeshëm, kështu që ju mund të dalloni edhe lëvizjet më të vogla. Falë mbresave tuaja nervore, mjafton edhe një puthje e vogël për të aktivizuar një pjesë të madhe të trurit tuaj.
Krishenbaum thotë se gjatë puthjes, truri juaj bën të gjitha kërkimet e nevojshme për të vendosur nëse do të kaloni apo jo në fazën tjetër të dashurisë. Siç duket nga reagimet pas puthjes së parë mes Luizit dhe Kiarës ka pasur një alkimi të pranimit në procesin e puthjes. Në fillim mbase ka qënë një proces loje,por nga skenat pas puthjes ne e shikojmë që ky proces loje ka kaluar në një fazë tjetër që nuk shihet si lojë brenda Big Brotherit por si dy të dashuruar të dalur nga një lojë.
Kur puthemi, ne perceptojmë pothuajse gjithçka rreth nesh, sepse kjo është pjesa më e rëndësishme e procesit të vendimmarrjes. Kur puthemi ne vendosim të zgjedhim një partner për veten tonë apo jo. Shumë njerëz e shpjegojnë seksin si pikën ekstreme të kënaqësisë disa thonë se na bie të fikët, ose qajmë gjatë seksit. Por kjo ekstazë nuk është e mundur gjatë puthjes. Jeni të fokusuar nëse do ta çoni atë në nivelin tjetër. Pikrisht këtë e dëshmon edhe Luizi me Kiarën. Bëjnë plane çfarë do të bëjnë pasi të dalin nga Big Brother, ku do të jetojnë, si do ta presin lidhjen familja, shoqëria etj.
Kiarës me sa duket i ka pëlqyer shumë puthja me Luizin ngase femrat kanë një nuhatje më të mirë se burrat edhe gjatë puthjes, hunda rrotullohet rreth depove më të rëndësishme të informacionit të bazuar në aromën e partnerit tuaj.
Ky informacion, i cili ka marrë formën e feromoneve, ju jep një ide mbi informacionin sekret për trupin dhe gjenetikën e personit që keni përballë.
Shumë persona e pyesin pse putha e tyre mori shumë reagime sikur ndodhi diçka e madhe?!
Duke qënë në një show mediatik kjo mori përmasa të mëdha përndryshe nuk ndodh asgjë e veçantë ngase shumë njerëz në jetën e përditshme japin puthje, por çfarë ndodh pas puthjes së parë?
Një hormon i çliruar pas puthjes, i quajtur oksitocinë, ngjall tek njerëzit ndjenjat e dashurisë dhe intimitetit. Kjo u vrejt në rastin e Kiarës. Qendroi stoike deri në momentin e puthjes, por pas puthjes duket që më së shumti bën ekzibicione Kiara se sa Luizi, dmth ajo ka rënë më shumë në dashuri.
Për shkak të arsyeve të përmendura hormonale dhe shumë arsyeve të tjera të ngjashme, puthja luan rolin më efektiv në zgjedhjen e partnerit!
P.S. Kujdesni kë puthni
Shkruan: Batjar HALILI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online