Bien temperaturat, sot shi e borë

0
134

Një përballje mes një cikloni që vjen nga Afrika Veriore dhe masave të ftohta polare nga veriu i kontinentit pritet të sjellë një ndryshim të fortë në kushtet e motit në vendin tonë, veçanërisht në mesin e muajit maj, shkruan 04 Online.

Që nga orët e para të ditës, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here mund të jenë të dendura. Në zonat malore priten edhe reshje bore, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje, reshje bore mund të shfaqen edhe në disa pjesë të ultësirave, përfshirë Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, herë pas here me intensitet të lartë deri në 45 km/h. Temperaturat do të bien ndjeshëm gjatë ditës, nga 12-14°C në mëngjes në vetëm 2-4°C deri në mbrëmje./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here