Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e mërkurë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës, i lejuar për të mërkurën, është 1.71 euro për litër.
Çmimi i naftës ditëve të fundit në Kosovë ka shkuar duke rënë. Derisa para katër ditësh çmimi ishte 1.78 euro, një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1.72 euro.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të mërkurën është 1.36 euro, dy centë më lirë se dje.
Çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.77 euro, një cent më shumë se të martën.
Çmimet vlejnë për 24 orë.