Eddie Hearn ka zbuluar se Anthony Joshua do të ndeshet me Filip Hrgovic pas një fitoreje të bujshme kundër Otto Wallin.
Joshua fitoi ndaj Wallin, pasi ky i fundit e dorëzoi meçin në fund të raundit të pestë për shkak se nuk arriti të vazhdojë.
Joshua kishte nënshkruar për të luftuar Deontay Wilder-in e radhës në një super-luftë, por amerikani u mposht nga Joseph Parker, me vendim të gjyqtarëve 118-111, 118-110 dhe 120-108.