Bie numri i turistëve të huaj në Kosovë

0
133

Numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, ka rënë në janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka ulje të numrit të vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, apo një ulje prej 7.3 përqind.  

Sipas ASK-së në total gjatë janarit kishte 41mijë e 447 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2024) ka ulje te vizitoreve për 7.3%. Në total 41 447 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

 Ndërkaq gjatë kësaj periudhe në total numri i vizitorëve të huaj dhe vendor ishte 69 mijë e 227 vizitorë.

“Në Janar 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendorë dhe 59.8%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 10.4%”, thuhet në raport.

Ndërkaq numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 12 155 vizitorë dhe më 39 681 net-qëndrimi./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here