Bie në prangat e Policisë i dyshuari për tentim grabitjen e ‘Finca’ në Prizren

0
501

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas shumë orësh kërkime, është arritur që të arrestohet edhe i dyshuari për tentim grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren.

Sinjali mëson se i dyshuari është Dardan Gashi, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e Policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator.

Gashi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here