Policia e Kosovës ka arritur ta prangos një person të kërkuar, i cili është në stop listë si i dyshuar se ka kryer një vepër penale, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mësohet nga burimet brenda Policisë, 36-vjeçari është kapur dje, pas mesnate në rrugën “Besim Shala”.
Gjatë kontrollit nga njësia policore dhe verifikimit të tij, ka rezultuar se i njëjti është në stop listë dhe ndaj tij ka urdhër arrest aktiv.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast është kontaktuar kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka kërkuar që të dyshuarit t’i merret ID kartela dhe patentë shoferi.
Po ashtu është urdhëruar që i dyshuari të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së nesërme.