I dyshuari për shitblerjen e drogës, Ymridin Krasniqi, është dorëzuar në stacion policor, pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim që nga muaji qershor, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Krasniqi është intervistuar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Kujtojmë se për kapjen e Krasniqit, Policia pati kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke publikuar të dhënat e tij në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta Sinjali/