Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ’së, për propozimet tjera Osmani i është drejtuar Kushtetueses

0
71

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një deklarate për media, presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid02KxikHuhhwYBCPZPssFuBN5QW89rBSDdmPcKrzzG4G33j9DAcbja9HXKoiQV4cfwfl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here