Besnik Krasniqi zyrtarisht kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

0
120

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka nominuar zyrtarisht kryetarin e degës, Besnik Krasniqi, si kandidat për kryetar të Komunës, raporton 04 Online.

Sipas AAK-së, Krasniqi ofron një alternativë serioze për qeverisje profesionale, transparente dhe afër qytetarit, duke u bazuar në përvojën e tij menaxheriale dhe vizionin për zhvillim të qëndrueshëm.

Njoftimi i plotë i AAK-së në Prizren

Sot, zyrtarisht u nominua kandidatura e kryetarit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, z. Besnik Krasniqi, për Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren – është e bindur se i ofron qytetit një alternativë reale dhe serioze, e cila do të sjellë një qeverisje komunale profesionale, transparente dhe afër qytetarit.

Me përvojën e tij të gjerë në menaxhim, njohjen e thellë të funksionimit të ndërmarrjeve publike dhe vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirës, z. Krasniqi është alternativa më e sigurt për një udhëheqje efikase të Komunës së Prizrenit.

Ai nuk është vetëm një kandidat politik – është një menaxher profesionist dhe qytetar i përkushtuar, i cili njeh mirë sfidat dhe mundësitë për ta kthyer Prizrenin në një model të suksesshëm të qeverisjes së mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here