Besnik Krasniqi reagon pas raportit të ZKA-së për Tregun “Bajram Curri”: Komuna e Prizrenit e ka nëpërkëmbur interesin publik

0
206

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka zbuluar shkelje në dhënien me qera të pronës publike në Tregun “Bajram Curri”, përcjell 04 Online.

Sipas Krasniqit kjo është shndërruar në shembullin më të qartë se si Komuna e Prizrenit e ka nëpërkëmbur interesin publik.

Reagimi i plotë i Besnik Krasniqit

Auditimi i ZKA ka zbuluar se prona e dhënë me qira në Tregun “Bajram Curri” është shndërruar në shembullin më të qartë se si Komuna e Prizrenit e ka nëpërkëmbur interesin publik.

Unë në atë kohë i kam ndëshkuar disa prej ish-kuvendarëve të partisë sime, të cilët sot edhe nuk janë më pjesë e jona, pikërisht për këtë vendim të turpshëm. Prona publike nuk është pazar privat!

MAPL ka konstatuar se vendimi i Kuvendit për dhënien me qira nuk ishte në përputhje me ligjin, duke anashkaluar qëllimin e investimit dhe përfitimin ekonomik për qytetin. Në vend që aty të ndërtohej objekti i paraparë për ruajtjen dhe konservimin e produkteve bujqësore, siç thuhej në kontratë – përfituesi i pronës ka ngritur lokale afariste private.

Zyra e Auditimit këto raste i ka dërguar në Prokurorinë Speciale, dhe shumë shpejt presim aktakuza për zyrtarët e lartë të Komunës dhe për kryetarin në ikje.

Pra, një hapësirë e menduar për fermerët dhe bujqësinë e Prizrenit, është kthyer në pronë për pak duar, pa asnjë përfitim real për qytetarët.

Prizreni nuk ka nevojë për “pazare të fshehta”, por për menaxhim të drejtë e transparent të pronës publike – sepse prona e qytetit është pasuria e të gjithëve, jo privilegj i të paktëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here