Besnik Krasniqi premton uniforma falas për nxënësit në Prizren

0
195

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka premtuar se nëse merr besimin e qytetarëve, nxënësit e shkollave do të kenë uniforma falas, shkruan 04 Online.

“Uniforma për fëmijët tanë FALAS – sepse shkolla duhet të jetë barrë më e lehtë për prindërit dhe krenari për nxënësit!”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai theksoi se kjo nismë synon të lehtësojë koston e prindërve dhe të krijojë një standard të barabartë për të gjithë nxënësit në shkollat e Prizrenit.

https://www.facebook.com/besnik.krasniqi.543908/posts/pfbid02wCVH6ifdZ7LFUjN7ATJxbJM7vqi5PQM3Fjz4scqGUdMd8TNy4MWWwUAauFteuPXHl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here