Besnik Krasniqi premton funksionalizimin e zonës industriale brenda 6 muajve të parë të qeverisjes

0
93

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, së bashku me kandidaten për Kuvendin Komunal, Diellza Fetoshi, vizituan biznesin “Beksaç Qeramika”, shkruan 04 Online.

Ai u njoh nga pronari Erdem Beksaç me sfidat e prodhimit vendor dhe planet zhvillimore, ndërsa premtoi funksionalizimin e zonës industriale brenda 6 muajve të parë të qeverisjes. Krasniqi tha se Prizreni duhet të kthehet në një qendër të fuqishme prodhimi me mbështetje konkrete për ndërmarrësit.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Diellza Fetoshi, vizituam biznesin e mirënjohur “Beksaç Qeramika”, një emër që frymon traditë e punë qysh nga vitet ’80.

Pronari, z. Erdem Beksaç, na njoftoi për sfidat me të cilat përballet prodhimi vendor dhe për planet e tyre zhvillimore.

Para tyre, shpalosëm vizionin tonë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për funksionalizimin e zonës industriale qysh në 6-mujorin e parë të qeverisjes sonë.

Prizreni meriton të bëhet një qendër prodhimi e fuqishme, ku puna e ndërmarrësve tanë jo vetëm që respektohet, por edhe përkrahet me politika konkrete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here