Besnik Krasniqi, kandidati për deputet nga AAK, e ka përmbyllur fushatën zgjedhore në lagjen e tij të fëmijërisë, në Kurillë. Ai ka theksuar se ky moment është tejet emocionues për të, pasi aty kanë nisur ëndrrat e tij për të kontribuar për vendin.
Ai është shprehur se fitorja nuk është vetëm një qëllim, por një angazhim për të punuar me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për Kosovën. Në fund, ai ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen e sinqertë gjatë gjithë fushatës.
Postimi i plotë:
Nuk ka emocion më të madh sesa ta përmbyllësh fushatën aty ku ke hedhur hapat e parë të jetës, në lagjen ku ëndrrat filluan të marrin formë.
Sonte në Kurillë mora edhe një herë konfirmimin se bashkë do t’i çojmë përpara ndryshimet që i duhen vendit tonë. Mbështetja juaj është forca ime, shpresa juaj është përgjegjësia ime!
Fitorja nuk është vetëm një qëllim, është një angazhim për të punuar me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për vendin.
Faleminderit për këtë mbështetje të sinqertë!
#PerKosovenFituese#AAK137Besnik Krasniqi#besnikerisht