Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohen punimet në lagjen “2 Korriku”, raporton 04 Online.
Ai tha se prej 27 majit tri rrugë janë zhveshur nga kubëzat, por vetëm në njërën po punohet pjesërisht, ndërsa të tjerat janë lënë në harresë, të mbuluara me pluhur.
Krasniqi e quajti këtë qasje “qeverisje me logjikën e fushatës” dhe theksoi se Prizreni ka nevojë për përgjegjësi reale.
Reagimi i plotë i Besnik Krasniqit
Lagjja “2 Korriku” – Shembulli më i freskët i keqqeverisjes në Prizren.
Prej 27 majit tri rrugë u zhveshën nga kubezat, vetëm njërës po i lëvizin pak kazmën. Pjesa tjetër? E mbuluar me pluhur, lënë në harresë – sepse pushteti aktual ka ndërruar drejtimin: nga qyteti, sipas banorëve i ka dergu tekniken punuese në Opojë, ku po bëjnë rrugë për marketing.
Kjo nuk është punë, është tallje me qytetarin. Fillojnë projekte, i lënë në gjysmë, e pastaj zhduken si hije. Kjo është qeverisje me logjikën e fushatës, jo të shërbimit.
Prizreni ka nevojë për përgjegjësi reale!