Besnik Krasniqi kritikon ashpër Komunën e Prizrenit për asfaltimin e rrugës “Asllan Fazliu” pa përfunduar punimet nën tokë

0
342

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj asfaltimit të rrugës “Asllan Fazliu”, duke e quajtur veprimin si “fasadizëm të rrezikshëm”. Ai thekson se janë harruar nyjet sanitare të shtëpive para shtrimit të asfaltit, çka sipas tij tregon papërgjegjësi politike dhe mungesë totale të planifikimit, raporton 04 Online

Krasniqi kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prizrenit për këtë veprim që, siç thotë ai, ka dëmtuar njëkohësisht edhe paranë publike, edhe jetën e qytetarëve. Ai e përmbyll reagimin duke kërkuar fundin e propagandës dhe fillimin e llogaridhënies.

Reagimi i plotë i Besnik Krasniqit:

🚧 Rruga Asllan Fazliu u shtrua me asfalt të ri para dy javësh – me bujë, s’është tjetër veçse grimë për sy! Po sot, e vërteta po del në dritë: janë harruar lidhjet e nyjeve sanitare të shtëpive! Po si mund të asfaltohet rruga pa kryer punët nën tokë? Kujt i shërben ky fasadizëm i rrezikshëm?

❌ Kjo nuk është vetëm neglizhencë, kjo është papërgjegjësi e pastër politike!

❌ Kjo nuk është vetëm gabim teknik, kjo është anarki në planifikim dhe zbatim!

❌ Kjo është fytyra e një qeverisjeje që mendon vetëm për vota dhe pamje në Facebook, jo për qytetarin që e ka të ndotur ujin, të bllokuar kanalizimin dhe të harruar hallet!

🛑 Pyes publikisht:

👉 Kush dha urdhër të shtrohet asfalti pa përfunduar nyjet sanitare?

👉 Kush firmosi projektin pa kontroll cilësie?

👉 Dhe më e rëndësishmja: kush do ta marrë përgjegjësinë për këtë dëmtim të dyfishtë – të parasë publike dhe të jetës së përditshme të qytetarëve?

📢 Komuna e Prizrenit, boll e patët me propagandë! Koha është për llogari dhe ndëshkim për çdo dështim të institucionalizuar! Qytetari nuk është më budalla, e sheh, e jeton dhe do të mbajë mend!

Talent i makiazhit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here