Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka përsëritur kritikat ndaj qeverisjes lokale, duke e cilësuar buxhetin aktual si “kriminal” dhe të orientuar drejt fushatës elektorale, raporton 04 Online.
Ai ka përmendur rastin e punimeve në Kurillë, ku sipas tij, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka pranuar se nuk e di koston e saktë të rrugës që po ndërtohet. Sipas Krasniqit, rruga po realizohet përmes kontratave kornizë, të cilat nuk përcaktojnë qartë as segmentin, as gjatësinë, as afatet e punimeve.
Reagimi i plotë i Besnik Krasniqit
A ju kujtohet kur ju pata thënë se kjo qeverisje ka buxhet kriminal, ku mbi 5 milionë euro janë të rezervuara për fushatë elektorale përmes kontratave kornizë?!
E dëgjuat dje drejtorin e DShP-së në Kurillë, i cili publikisht pranoi se nuk e di as koston e kesaj rruge të pa planifikuar fare, tha se kjo rrugë po bëhet me kontratë kornizë, kontratë kjo ku nuk specifikohet as cila rrugë, as sa metra, as afatet e ekzekutimit!
Pra, e njëjta skemë: shpenzim politik, pa transparencë, pa llogaridhënie, vetëm për marketing elektoral.
Ju thashë atëherë, po ju them edhe sot:
Kjo qeverisje lokale duhet të shkojë sa më parë në shtëpi.