Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes komunale të udhëhequr nga Shaqir Totaj, duke e cilësuar si të zhytur në krim, korrupsion dhe keqpërdorime, raporton 04 Online.
Ai tha se komuna është kthyer në një “çerdhe të klientelizmit”, ku çdo vendim, projekt apo emërim bëhet për interesa të ngushta të një “katërshe të famshme” që, sipas tij, drejton nga prapaskena.
Krasniqi kërkoi transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi, duke theksuar se komuna i takon qytetarëve, jo individëve me interesa personale.
“Krimi, korrupsioni dhe keqpërdorimet nën qeverisjen e Shaqir Totajt nuk kanë të ndalur!
Komuna është shndërruar në një çerdhe të klientelizmit, ku vendimet nuk merren për qytetarët, por për “katërshen e famshme” që drejton nga prapaskena.
Pushteti lokal është kthyer në një instrument të përfitimeve personale, ku çdo projekt, tender dhe emërim kalon përmes interesave të ngushta dhe jo përmes nevojave reale të popullit.
Turp!
Është koha që qytetarët të hapin sytë dhe të kërkojnë transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi.
Kjo komunë nuk është pronë private, është e qytetarëve!”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online
