Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi, është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës belge KV Mechelen, duke përfunduar kështu aventurën e tij pas vetëm disa muajsh në krye të ekipit, shkruan 04 Online.
Hasi mori drejtimin e Mechelen në nëntor të vitit 2023, por më 4 mars 2025, klubi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të.
Tani, 53-vjeçari nga Gjakova është i lirë dhe i gatshëm për të nisur një sfidë të re në karrierën e tij.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka udhëhequr klube të njohura si Anderlecht, Legia Warsaw, Olympiacos, Al-Raed dhe Al-Ahli, duke fituar përvojë në kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike./04 Online