Besnik Hasi emërohet trajner i klubit më të madh belg

0
123

Besnik Hasi të enjten është emëruar trajner i Anderlechtit, klubit më të suksesshëm në Belgjikë.

Trajneri shqiptar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, ka thënë 53-vjeçari.

Hasi ka qenë edhe më herët trajner i Anderlechtit gjatë periudhës mars 2014 – maj 2016, duke fituar Superligën dhe Superkupën e Belgjikës.

Hasi ka karrierë të pasur si trajner. Së fundmi, drejtoi Mechelenin në Belgjikë, ndërsa ka pasur punë edhe tek Al-Ahli dhe Al-Raedi në Arabi, Olympiacosi në Greqi e Legia në Poloni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here