Besnik Hajdari garon për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga partia GUXO

0
127

Besnik Hajdari është kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e partisë GUXO, ku mban numrin 26, shkruan 04 Online.

Ai thekson se ky numër simbolizon guximin dhe fitoren, duke u zotuar se do të përfaqësojë qytetarët me profesionalizëm dhe dinjitet.

Hajdari premton se do të kontribuojë për një Prishtinë më transparente, më efikase dhe të digjitalizuar, ku kontratat publike menaxhohen me ndershmëri dhe në shërbim të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Besnik Hajdarit

Të nderuar qytetarë të Prishtinës, familjarë, miq, studentë, kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Jam kandidat për Asamblenë Komunale me numrin 26 – një numër që përfaqëson guximin dhe fitoren, vlera thelbësore të Partisë Guxo. Këto janë vlera që unë synoj t’i përfaqësoj me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit.

Pse pikërisht numri 26?

• Sepse numri 26 është numri i fitores në Guxo. Këtë e dëshmoi edhe bartësja e listës për Prishtinën në zgjedhjet parlamentare, njëherazi Kryetarja e Degës së Guxo në Prishtinë, znj. Jeta Statovci, me fitoren e saj si deputete.

• Sepse kjo listë përbëhet nga 26 burra dhe 25 gra – të gjithë të përkushtuar – dhe jam krenar që jam njëri prej tyre, pjesë e një ekipi që përfaqëson guxim, integritet dhe vullnet për ndryshim të vërtetë në jetën e qytetarëve tanë.

Kam 26 arsye për të kërkuar mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të përbashkët.

Më 12 tetor vulosim ndryshimin me votën tuaj.

Më 26 tetor festojmë së bashku për një Prishtinë më të drejtë, më efikase dhe më transparente.

Unë guxova të kandidoj.

Ju guxoni të votoni.

E së bashku guxojmë për ndryshim – për një Prishtinë të digjitalizuar, më transparente dhe më të drejtë, ku kontratat publike menaxhohen përmes prokurimit të ndershëm dhe të hapur për qytetarët.

Me respekt,

I juaji,

Prof.ass.dr. Besnik HAJDARI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here