Besnik Bislimit nuk i lejohet hyrja në Serbi

0
305

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është kthyer mbrapa në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë.

Numri dy i Qeverisë ishte nisur drejt kryeqytetit serb, Beograd për të marrë pjesë në një konferencë dy ditore, ku temë diskutimi ishin edhe raportet mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

KALLXO.com merr vesh se zv.kryeministri Bislimi do të ketë edhe një deklarim për media ndërsa, sipas burimeve, ai nuk është njoftuar ende me arsyet e ndalimin për të hyrë në territorin serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here