Besnik Berisha zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

0
133

Avokati Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj.

Me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së Besnik Berisha, u zgjodh kryetar, i cili la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota.

Avokati Berisha tha se puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë.

Sipas tij, çdo cent që do të shpenzohet do të bëhet në mënyrë transparente.

Në votim kanë marrë pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here