Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin sot në mbarë botën

0
93

Sot, më 16 qershor 2024, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, njërën nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Kjo ditë e shenjtë njihet për sakrificën, solidaritetin dhe afërsinë shpirtërore me Zotin dhe me njerëzit në nevojë.

Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë u mblodhën nëpër xhami për të falur namazin e bajramit, duke shënuar fillimin e festës me lutje për paqe, shëndet dhe mirëqenie. Mesazhet kryesore të hoxhallarëve gjatë hutbeve ishin falënderimi, mëshira dhe uniteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here