Sot, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe anembanë botës kremtojnë Fitër Bajramin, festën e madhe që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas 30 ditësh agjërimi dhe përkushtimi shpirtëror, kjo ditë sjell gëzim, solidaritet dhe reflektim, shkruan 04 Online.
Namazi i Bajramit u fal në orën 06:59, ku mijëra besimtarë u mblodhën në xhami për t’u lutur për paqe, begati dhe mirëqenie. Pas faljes, festimet vazhdojnë në rrethet familjare, ku tryezat mbushen me ushqime tradicionale dhe dhuratat ndahen me më të dashurit.
Fitër Bajrami është një ditë e veçantë për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e dhembshurisë dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë. Në këtë frymë, besimtarët angazhohen në aktivitete humanitare, duke ndihmuar familjet në vështirësi dhe duke përhapur dashuri e mirësi.
Gëzuar Fitër Bajramin!/04 Online