Besiktasi e Fenerbahçe i kanë sytë kah Anguissa, Napoli ia cakton çmimin

0
59

Napoli ka vendosur çmimin prej 30 milionë eurosh për mesfushorin kamerunas André-Frank Zambo Anguissa, pas interesimit në rritje nga disa klube, përfshirë Fenerbahçe, Besiktas dhe Al-Qadsiah.

Edhe pse vetëm kohët e fundit rinovoi kontratën deri në qershor 2027, Anguissa është i hapur për një aventurë të re.

Sipas ekspertit të merkatos të DAZN, Orazio Accomando, Napoli tashmë ka përcaktuar çmimin e lojtarit në rreth 30 milionë euro — shumë më tepër sesa 20 milionët që përmendte “Corriere dello Sport” pak javë më parë.

Kjo shumë pritet të largojë disa nga ofertuesit potencialë, pasi deri më tani interesimi më konkret vinte nga Superliga turke, kryesisht nga Besiktas.

Megjithatë, së fundmi edhe Fenerbahçe ka kërkuar informacion për disponueshmërinë e mesfushorit.

Ndërkohë, edhe Arabia Saudite mbetet një opsion shumë fitimprurës, me Al-Qadsiah që shfaq interes, por nuk dihet nëse Anguissa është i gatshëm të transferohet atje në këtë fazë të karrierës së tij.

Ai mbush 30 vjeç në nëntor dhe iu bashkua Napolit në vitin 2022 nga Fulham për 17.3 milionë euro, pas një periudhe huazimi./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here